• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

3 mijë të rinj shqiptarë punojnë online, kërkojnë shpërblime 4-5 herë më të ulëta se tregu ndërkombëtar

10/08/2021
in Ekonomi
0
3 mijë të rinj shqiptarë punojnë online, kërkojnë shpërblime 4-5 herë më të ulëta se tregu ndërkombëtar

Young asian women with laptop and calculator counting make notes at coffee shop,hand writing in notebook.savings finances and accountant concept.

Të rinjtë shqiptarë po integrohen me shpejtësi në tregjet globale të punësimit, duke shitur nga Shqipëria shërbimet profesionale në distancë për kompani të huaja. Platforma ndërkombëtare e punësimit online “Upwork” ka të regjistruar aktualisht 3 mijë të rinj shqiptarë, shumica e të cilëve janë paguar, sipas një kërkimi të “Monitor” në këtë platformë.

Numri i regjistrimeve në platformë u rrit me shpejtësi gjatë pandemisë, si një mundësi mbijetese për të rinjtë shqiptarë që humbën vendin e punës nga pandemia në Shqipëri. Në muajin shkurt 2021, në platformën ”Upwork” ishin të regjistruar 1600 shqiptarë, kryesisht të rinj, ndërsa në qershor 2021, numri i regjistrimeve nga Shqipëria i kaloi të 3 mijë personat.

Nga përpunimi i të dhënave shihet se, shumica e tyre janë paguar. Fitimet e të rinjve nga punësimi në distancë përfshijnë pagesa të kënaqshme. Ndërmjet tyre ka persona që kanë fituar me shumë se 100 mijë euro për më pak se dy vjet. Shumica prej tyre kanë siguruar të ardhura mujore rreth 1 mijë euro në muaj që nga periudha e regjistrimit. Ndër të punësuarit në distancë ka edhe të rinj nga Kosova.

Të rinjtë shqiptarë kryesisht ofrojnë shërbime profesionale të tilla si shërbime të teknologjisë së informacionit (TIK) që janë edhe më të paguarat. Po larmia e shërbimeve është shumë e madhe, duke përfshirë konsulenca, analizë risku, arkitekturë, inxhinieri, kontabilitet, përkthim, marketing, përpunim të dhënash, etj.

Platformat e punësimit online u bënë popullore gjatë pandemisë Covid-19. Në këtë periudhë, numri i shqiptarëve të regjistruar në platformat ndërkombëtare të punësimit shënoi rritje më të madhe se në çdo vend tjetër.

Ata janë integruar mirë në tregun e punës në distancë për shkak se, ofrojnë shërbime të ekspertizës së lartë, me pagesë të ulët në krahasim me tregun botëror. P.sh. shumica e të regjistruarve nga Shqipëria ofrojnë punë 10 dollarë në orë, kurse në Europë,  shërbimet profesionale për një orë pune kushtojnë jo më pak se 40-50 dollarë.

Për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi, profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në rajon dhe në Europë. Sipas të dhënave nga platforma “Upwork”, të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit.

Në një studim të posaçëm për dixhitalizimin gjatë pandemisë, Banka Botërore e vlerësoi e-commerce si një mundësi, jo vetëm për profesionistët shqiptarë, por edhe për kompanitë shqiptare, të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje më të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh./ Monitor

Tags: albanewsekonomipuna onlineshperblimet ne punete rinjte shqiptare
Previous Post

Masa të reja kufizuese, Zaev: Qytetarët t’i respektojnë!

Next Post

Nga 15 shtatori Pentagoni nis vaksinimin e detyrueshëm të trupave ushtarake

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Nga 15 shtatori Pentagoni nis vaksinimin e detyrueshëm të trupave ushtarake

Nga 15 shtatori Pentagoni nis vaksinimin e detyrueshëm të trupave ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.