Tiranë- Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka denoncuar në polici një rast shqetësues, pasi një 32-vjeçare e ka telefonuar herë pas here.
Çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet ne prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej dates 28 janar ka shqetesuar mjeken me telefonata të shumta për motive te dobta.
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.