• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Horoskopi i verës, cilat janë shenjat më me fat të sezonit?

15/07/2021
in Horoskopi
0
Horoskopi i verës, cilat janë shenjat më me fat të sezonit?

Dielli në Luan kërkon shkëlqim, argëtim, festa, kështu që këshilla e përgjithshme është që të mos ia kurseni vetes gjërat e bukura. Erotizmi në gusht është shumë i fuqishëm, sepse shenja e Luanit është dominante dhe pasionet e mëdha janë të nxehta.

Pasionet e gushtit zgjasin, kështu që ata që do të njihen në gusht do të jenë të favorizuar për lidhje më afatgjata, sepse kur vendos Luani, është shenjë stabël, e qëndrueshme, që kërkon lidhje erotike me pasion, me ndjenjë, nuk i kërkon momentale dhe pa bazë.

Dashi

Për Dashin, Luani është shenja direkt erotike. Për gushtin, do të jenë akoma më në qendër të vëmendjes dhe duhet të jenë të parët që duhet të marrin pjesë nëpër festa. Të kenë kujdes nervozizmin e tepruar, akumulimin e energjisë, reklamimin e tepërt të cilësive, sepse mund të kthehet në një regres ose situatë negative. Të jenë vetvetja, pa marrë më shumë zjarr sesa duhet.

Demi

Do dëshirojnë të takojnë njerëz të afërt familjarë ose të shkojnë në vende që i quajnë vendlindje, ose të investojnë në vende që i quajnë të tyret, do të jenë të lidhur me atë çfarë quajnë familje. Pushime, por familjare, të mëdha në këtë periudhë gushti. Të kenë kujdes me konfliktet familjare, të shmangin debatet në periudhën e gushtit, sepse Marsi do jetë në Luan dhe nuk do të ishte mirëbërës me ta në momente familjare apo festive. Dëshira për të kontrolluar këto marrëdhënie mund t’u kthehet në një anë negative.

Binjakët

Përveçse shpejtësisë, nuk duhet të kenë kujdes me asgjë tjetër. Do të jenë të shpejtë, të vrullshëm në udhëtime e kontakte dhe do të kenë dëshirë të jenë më në ritëm se zakonisht. Të ruhen, sepse shpejtësia sjell moskontrollim. Mbajtja e frenave do të ishte e mirë. Do të jenë erotikë, me njohje shumë të mira, sepse do favorizohen për blerjen e mjeteve të shpejta.

Gaforrja

Do duan të reklamojnë veten dhe të bien në sy për çfarë kanë marrë dhe çfarë kanë dhënë. Ka të bëjë me një lloj egoizmi sesa argëtimi. Kujdes, sepse shpenzimet e papritura mund të jenë më të shumta sesa duhet dhe mund të shpërqendroheni.

Luani

Ndodhet në zonën e tij, do të ketë më shumë dashuri brenda vetes, dëshirë për festa e dhurata. Marsin e ka në shenjën e tij dhe mund të dalë pak më shumë luftarak sesa duhet, por do të nxitojnë për të mos humbur rastet dhe shanset që kanë kapur gjatë muajit korrik. Ky do të jetë një muaj shumë i mirë për ta, por do të duan të bien në sy. Do të shprehen dhe reklamohen gjatë muajit gusht. Të jenë disi më të vetëpërmbajtur.

Virgjëresha

Duan ta shijojnë shumë gushtin, por në heshtje presin më shumë fundin e tij, sepse kanë nevojë për pak më shumë tërheqje, meditim e qetësi. Gushti do të jetë i vrullshëm, të kenë kujdes për të mos mbajtur brenda vetes çfarë duan të thonë. Nuk duhet të akumulohet si energji brenda tyre dhe të rregullojnë marrëdhëniet me kolegët e punës, nuk është koha për armiqësi.

Peshorja

Kërkon gjithnjë ekuilibrin dhe do të anojë nga shkëlqimi dhe dashuria më e madhe. Shumë Peshore do ta humbin ekuilibrin dhe do të kërkojnë madhështoren, edhe pse është kundërta e natyrës së tyre. Më mirë gjërat e mëdha sesa të vogla.

Akrepi

Dëshiron të merret me karrierën dhe dëshiron të shkëlqejë, sepse është shenjë e natës, e Plutonit, mendimeve të thella dhe dëshiron të evidentohet. Nuk do të reshtin së menduari që krahas pushimeve, të bëjnë dhe punë. Çdo gjë do ta organizojnë në interes të punës, famës dhe reklamimit. Këshilla për Akrepët është që reklamimi është i mirë, por nuk duhen lënë pas dore gjërat që i kanë bërë të lumtur.

Shigjetari

Do të udhëtojnë shumë dhe do të kapërcejnë kufijtë më larg sesa vendi i tyre, por nuk do të ndihen komodë. Do të ndihen të stresuar dhe të revoltuar, pasi situata atje ku do të shkojnë nuk do të jetë e qetë. Duhet të ruajnë qetësinë në çdo lloj situate.

Bricjapi

Nuk shkon mirë me Luanin, sepse gushti i lë në hije, kritikat, sugjerimet e tyre nuk merren parasysh. Akulli i tyre shkrin dhe nuk ka më potencë, do të ndihen të mërzitur dhe do t’i marrë rryma e njerëzve me të cilët do të jenë në partneritet. Këshilla për ta është që duhet të përshtaten me njerëzit, sidomos me shenjat e Zjarrit për të shmangur mospajtimet dhe fërkimet.

Ujori

Janë në kundërshtim me Luanin dhe nuk do të duan argëtime dhe shpërthime sipas Luanit, por sipas mënyrës së tyre dhe do të bëjnë diferencën. Gjithsesi, nuk duhet të dalin jashtë pritshmërive të momentit.

Peshqit

Vera nuk shkon pa romantizmin dhe ekzotizmin e tyre, por do të shpenzojnë shumë. Nuk është problem, por nuk duhet të shpenzojnë në fushën e ndjenjave apo t’i lejojnë të tjerët që të thonë ose të bëjnë gjëra që nuk i ndiejnë për shkak të humbjes së kontrollit./tvklan/

Tags: horoskopi verormuajt e veresshenjat e horoskopit
Previous Post

COVID-19/ Merkel thirrje qytetarëve gjermanë: Vaksinohuni për të pasur më shumë liri

Next Post

Arrin marrëveshjen për 5 vite me Barcelonën, ja prapaskenat e rinovimit të Mesi-t

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Horoskopi 2021

‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

27/01/2023
horoskopi

‘Dashuria do të rikthehet në zemrën tuaj…’ Horoskopi i Paolo Fox për sot për të gjitha shenjat

25/01/2023
Next Post
Arrin marrëveshjen për 5 vite me Barcelonën, ja prapaskenat e rinovimit të Mesi-t

Arrin marrëveshjen për 5 vite me Barcelonën, ja prapaskenat e rinovimit të Mesi-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.