• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
in Horoskopi
0
Parashikimi i horoskopit

Parashikimi i horoskopit

Dashi

Marsi do ju bëjë të ndiheni si me krahë sot. Në jetën profesionale dhe në atë sociale do përballeni me disa sfida, por do i kaloni. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të sigurt për gjithçka dhe do pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Nuk ka shumë rrezik për tension dhe probleme. Nëse jeni vetëm do ketë momente interesante dhe njohje të reja, por jo hapa të mëdhenj. Në punë do iu jepet një detyrë e re dhe disi e vështirë. Kujdes para se të veproni sepse kolegët mezi po presin gabimet tuaja. Një shpenzim i pallogaritur mund t’iu sjellë disa vështirësi financiare.

Demi

Nuk do ndiheni shume mirë sot dhe do e humbni gjallërinë që keni pasur. Shpesh do jeni në ankth e në merak. Nëse keni një lidhje do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni më aq të sigurt sa më parë për të vazhduar më tej. E vetmja gjë që mund të bëni është të flisni hapur me partnerin. Ju beqarët nuk do doni ta ndërlikoni jetën me një lidhje dhe do fokusoheni në çështje të tjera. Sipas Dritare.net, në punë do jeni shumë nervoze dhe nuk do i përmbushni të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Financat sado të mundoheni t’i menaxhoni me kujdes nuk do mundeni dot plotësisht.

Binjakët

Ka rrezik që sot të përballeni me konflikte dhe të kaloni prova të vështira. Kujdes më tepër duhet të bëni në punë. Sipas Dritare.net ju të dashuruarit duhet të përmbaheni nga tundimet që mund t’iu lindin sepse në të kundërt do shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar me partnerin. Do kaloni një krizë sot, por intensiteti i saj do varet nga sjellja juaj. Ju beqarët nuk do keni aspak frike të shprehni pëlqimet dhe mund të filloni edhe ndonjë aventurë. Në punë do përballeni me konflikte të njëpasnjëshme dhe do shpërqendroheni plotësisht. Me shpenzimet nuk do e teproni, por gjithsesi gjendja e të ardhurave nuk do jetë shumë e mirë.

Gaforrja

Nëse vendosni të hidhni hapa në një drejtim të caktuar mundohuni të mos keni asnjë lloj dyshimi dhe të ktheni kokën pas. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që dikush të mundohet t’iu nxitë në konflikte me partnerin. Mos besoni as tek personat më të afërt sepse mund të lëndoheni pafundësisht. Ju beqarët do jeni të gatshëm të pranoni edhe mundësitë për aventura sepse mbi të gjitha ju nuk doni të mbeteni vetëm. Në punë do ju duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe të mos mendoni gjithmonë se të tjerët janë më të mirë se ju. Buxheti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm.

Luani

Kokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t’i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate. Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve. Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni. Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë keni grindur. As financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo nga pamaturia që do tregoni.

Virgjëresha

Marsi do ndikojë pozitivisht sot tek jeta juaj dhe do ndiheni shume më mirë se më parë nuk do keni asgjë për çfarë të shqetësoheni. Nëse keni një lidhje mundohuni që gjithë kohën e lirë t’ia kushtoni partnerit dhe t’i shprehni ndjenjat pafundësisht. Ndonjëherë edhe disa gjeste shumë të vogla mund ta ngrohin zemrën pafundësisht. Ju beqarët duhet ta kuptoni njëherë e mirë se askush nuk është perfekt madje as ju. Vetëm ashtu do mund të filloni një lidhje. Po patet dyshime që në fillim është e kotë të vazhdoni më tej. Në punë bëni sa më shumë durim sepse asgjë nuk mund të realizohet tak fak. Buxhetin më mirë mbajeni aq sa e keni sesa të rrezikoni dhe të humbisni më shumë.

Peshorja

Sot do jeni në humor shumë të mirë dhe të dashur me të gjithë. Pozitivizmi dhe buzëqeshja do ju ndihmojë profesionalisht dhe personalisht. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë më e bukur se më parë pavarësisht disa çasteve të xhelozisë. Në fund të fundit ndonjëherë edhe ajo bën mirë. Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni pas dikujt që nuk ua var dhe të lini çdo gjë tjetër pas dore. Hiqeni mendjen prej tij sepse as sot nuk do keni fat. Në punë për fatin e mirë gjithçka do kthehet në avantazhin tuaj. Do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe do provoni çdo lloj sfide. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ju duhet vetëm pak më shumë maturi.

Akrepi

Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe mund të keni konflikte dhe probleme të vazhdueshme si në familje ashtu edhe në jetën shoqërore e profesionale. Nëse jeni në një lidhje as mos guxoni të hapni tema delikate sepse do futeni në probleme shumë serioze. Në tërësi dita nuk do jetë e qetë. Sipas Dritare.net ju beqarët do prisni më kot për dashuri me shikim të parë sepse yjet nuk do ju favorizojnë. Në punë Marsin dhe Uranin do i keni kundër dhe ata do ua bëjnë çdo gjë më të vështirë. Nuk do arrini as gjysmën e objektivave. Në planin financiar duhet të luftoni shumë më veten që të mos shkatërroheni plotësisht.

Shigjetari

Mos luani me nervat e të tjerëve sot sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më pas. Nëse jeni në një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do jetoni në një ambient harmonik nëse tregoheni realistë dhe e dashuroni partnerin pa dorashka. Ai nga ana e tij do lërë çdo gjë pas dorë që t’iu përkushtohet. Ju beqarët mund të keni disa njohje, por për të shmangur zhgënjimet më vonë më mirë të mos guxoni të hidhni hapa. Në punë duhet të vazhdoni të ecni përpara duke mos kërkuar gjithë kohës mbështetjen e kolegëve. Duhet të mësoni t’ia dilni vetë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia.

Bricjapi

Nuk do jeni shumë energjikë gjatë kësaj dite dhe qetësia do mbizotërojë në shumicën e kohës. Nëse keni një lidhje mundohuni ta privilegjoni më shumë komunikimin dhe diskutimet për çdo lloj teme sepse kështu do shmangni problemet me njëri-tjetrin. Mbrëmja do jetë më interesante. Ju beqarët do jeni kureshtare dhe do pranoni të dilni me çdo person që do ju ftojë. Bëni kujdes sepse disa mund t’iu joshin edhe për interes. Në punë Hëna do ju nxitë të jeni më të sigurt në vetvete dhe më bashkëpunues me kolegët për gjithçka. Priten vetëm gjëra të mira. Financat do kenë disa përmirësime.

Ujori

Bëni kujdes me sjelljen impulsive gjatë kësaj dite sepse mund t’iu sjellë probleme të rënda. Nëse jeni në një lidhje jepini më shumë liri partnerit dhe vetes dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do përmirësohet. Pasdite dhe në mbrëmje keni për t’u argëtuar e për t’u dashuruar edhe më shumë. Nëse jeni vetëm, sipas Dritare.net, do gjeni zgjidhje sesi ta joshni si duhet atë që pëlqeni. Në punë atmosfera do jetë herë pas here e tendosur kështu që bëni kujdes me çdo hap. Nëse shpenzimet i kryeni pa bërë llogari gjendja e financave do dobësohet tej mase. Mund të ngeleni keq edhe për të kryer blerjet me të nevojshme.

Peshqit

Sot do përqendroheni më shumë tek jeta juaj profesionale sesa tek ajo sentimentale. Nëse jeni në një lidhje në shumë momente mund të keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Do e humbni fillin dhe nuk do dini çfarë të thoni. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim sepse asgjë nuk do ju ndodhë si me magji. Zemra juaj nuk do ndihet ende e plotësuar. Në punë tensioni do shterojë dhe do ndiheni më të qetë për të vepruar. Edhe sfidat më të vështira kanë për t’iu dukur të lehta sot. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll edhe pse nuk do jetë gjë shumë e lehtë. 

Tags: horoskopihoroskopi i shenjavepaolo fox
Previous Post

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Next Post

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Related Posts

Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Horoskopi 2021

‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

27/01/2023
horoskopi

‘Dashuria do të rikthehet në zemrën tuaj…’ Horoskopi i Paolo Fox për sot për të gjitha shenjat

25/01/2023
horoskopi

‘Ditë e mirë për të dashuruarit!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë

24/01/2023
Next Post
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Këto janë tendencat e thonjve me tipsa për këtë fundvit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu nga Elbasani që vdiq nga koronavirusi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.