KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 4 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 229 të tjerë. Ndërkohë që 363 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 42.215.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 51.731 raste pozitive, ndërsa 1.340 persona kanë humbur jetën.