Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka realizuar 6, 383 teste për koronavirus, prej të cilave 398 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 4 pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Në 24 orë janë shëruar 18 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 150,254 persona të shëruar.
Ndërkohë që nga fillimi pandemisë kanë humbur jetën 5, 507 persona.