San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas Time Out.
Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet. Për këtë u morën parasysh: jeta e natës e secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore, si dhe ndjenja e bashkësisë së qytetit, e cila në vazhdën e Covid-19 është ndoshta më e rëndësishme se kurrë. Iniciativat mjedisore të qyteteve u shqyrtuan gjithashtu, si dhe angazhimi i tyre ndaj aktivizmit dhe mirëdashja e përgjithshme.
Time Out thotë se “kombinimi i pakrahasueshëm i përparimit, pranimit dhe qëndrueshmërisë” së San Franciskos e renditi atë në vendin e parë.
San Francisko u duartrokit gjithashtu nga Time Out për përgjigjen e tij ndaj pandemisë dhe për arritjen në një nga nivelet më të larta të vaksinimit në SHBA. Edhe në mes të mbylljeve të rrepta, banorët e këtij vendi gjetën mënyra për të mbështetur njëri-tjetrin.
Lista e plotë e Time Out për qytetet më të mira dhe më interesante për vitin 2021:
1. San Francisko, Kaliforni, SHBA
2. Amsterdam, Holandë
3. Manchester, Mbretëri e Bashkuar
4. Kopenhagen, Danimarkë
5. Nju-Jork, SHBA
6. Montreal, Kanada
7. Pragë, Republika Çeke
8. Tel Aviv, Izrael
9. Porto, Portugali
10. Tokio, Japoni