• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Lidhjet mes krimit dhe politikës, PE kërkon hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë

17/12/2021
in Rajon
0
Parlamenti Europian kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian më 15 dhjetor, vonë në mbrëmje votuan raportin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Me këtë dokument, po ashtu, kërkohet që shtetet e rajonit t’i hapin arkivat e ish-Jugosllavisë.

Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët u bënë thirrje qeverive të shteteve të rajonit që t’i shtojnë përpjekjet në drejtim të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë raport votuan 531 eurodeputetë, ndërsa 48 ishin kundër dhe 117 abstenuan.

Në raportin e miratuar thuhet se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “shtete të prejardhjes, destinacionit dhe transitit me qenie njerëzore dhe shërbejnë si korridore transiti për migrantët e refugjatët, por po aq janë edhe zona për shpëlarje të parave dhe tregti me armë zjarri”.

Në dokument, ndër tjerash, thuhet që “deputetët e Parlamentit Evropian, të vetëdijshëm për akuza për lidhjet ndërmjet figurave të larta politike dhe grupeve të krimit të organizuar, nëpërmes këtij raporti, theksuan nevojën që të çrrënjosen lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave të qarta të mbrojtjes nga korrupsioni dhe me ndjekje efikase penale të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë”.

“Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës e biznesit ekzistonin edhe para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe vazhduan deri në fund të konflikteve në vitet ’90, derisa deputetët e Parlamentit Evropian dënuan mungesën e qartë të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon që të hapin arkivat e ish-Jugosllavisë dhe dosjet t’u kthehen qeverive nëse ato duan”, shkruhet në dokument. Po ashtu, theksohet nevoja që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë informatat e inteligjencës me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.

Autori i dokumenti, deputeti evropian, Lukas Mandl, pas miratimit të këtij raporti deklaroi se krimi i organizuar dëmton besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të tyre publike.

“Andaj, kjo paraqet pengesë të madhe për shoqëritë në Ballkanin Perëndimor që të zhvillojnë shtetet dhe ekonomitë e tyre. Bashkimi Evropian nuk mund të përdorë krimin e organizuar si arsyetim për shtyrjen e procesit të zgjerimit, por duhet të qëndrojë krahas popujve të Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar”, porositi Mandl.

Deputetët e Parlamentit Evropian me këtë raport të miratuar u pajtuan që lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë procese të cilat fuqizohen mes vete, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e integrimit. Në këtë kontekst, meqë izolimi nxit aktivitetet kriminale, deputetët e Parlamentit Evropian po ashtu i bënë thirrje Këshillit që pa shtyrje të mëtutjeshme të miratojë liberalizmin e vizave për Kosovën.

Faktorët kryesorë që shoqëritë e Ballkanit Perëndimor i bëjnë të ndjeshme, sipas raportit, janë mungesa e mundësive për punësim, korrupsioni, dezinformatat, elementet e kapjes së shtetit, pabarazia dhe përzierja e regjimeve jodemokratike siç janë Rusia dhe Kina. Në përputhje me këtë, sipas eurodeputetëve, Bashkimi Evropian do të duhej që t’i përkrahte këto përpjekje nëpërmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik./REL

Tags: ISH JUGOSLLAVIAParlamenti europian
Previous Post

EMA mbështet përdorimin emergjent të pilulës “Pfizer” kundër Covid-19, cilat vende të Europës do e përdorin

Next Post

“Paratë i ka lënë peng në Shqipëri”/ Mediat turke për ‘bosin’ e fuqishëm: Po e fsheh mafia shqiptare

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
“Paratë i ka lënë peng në Shqipëri”/ Mediat turke për ‘bosin’ e fuqishëm: Po e fsheh mafia shqiptare

"Paratë i ka lënë peng në Shqipëri"/ Mediat turke për ‘bosin’ e fuqishëm: Po e fsheh mafia shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.