Ditën e djeshme Qeveria Sudaneze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në West Darfur pasi të paktën 40 njerëz ishin vrarë dhe 58 ishin plagosur.
Ditën e sotme Komiteti Shtetëror i Mjekëve në West Darfur ka thënë se numri i vdekjeve është rritur në 50 dhe 132 të plagosur.Përleshja ka ndodhur gjatë fundjavës dhe dhuna ishte midis fiseve arabe Rizeigat dhe fiseve jo-arabe Masalit në Genena, kryeqyteti i provincës West Darfur. Kjo ndodhi pasi njerëz të panjohur të armatosur të shtunën qëlluan për vdekje dy persona nga Masalit shkruan Reuters.
Komiteti i mjekëve sudanezë në Darfur Perëndimor tha se njerëzit e armatosur gjithashtu hapën zjarr në një ambulancë të Dielën vonë, duke plagosur tre punonjës të kujdesit shëndetësor.
KB tha se të gjitha aktivitetet humanitare u pezulluan ndërsa rrugët përreth pjesës jugore të Genena ishin bllokuar.
Më shumë se 700,000 njerëz janë prekur nga përplasjet, pasi Genena shërben si një qendër për shpërndarjen e ndihmave në rajonin e shkatërruar nga konflikti.
Në janar, pas përplasjeve të ngjashme midis fisit Masalit dhe fiseve arabe, rreth 130 njerëz u vranë dhe 108,000 u zhvendosën.
Ndërlidhja e paqes së qëndrueshme atje dhe në pjesë të tjera të Sudanit ka qenë një nga sfidat kryesore me të cilat përballen autoritetet që nga përmbysja e Bashir në prill 2019