• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Parashikimi i yjeve për muajin shkurt, cilat janë shenjat më fatlume

01/02/2022
in Horoskopi
0
Parashikimi i yjeve për muajin shkurt, cilat janë shenjat më fatlume

Muaji shkurt ka menduar për të gjitha shenjat sepse do t’iu sjellë jo vetëm çfarë duan, por edhe çfarë nevojitet për ta. Meri Shehu, e ftuara e përhershme e emisionit “Rudina” në Tv Klan, thekson se data më e rëndësishme e këtij muaji është 16 shkurti. Ndërkohë, astrologia e njohur prezantoi si çdo fillim muaji, renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat tek kryesuesja.

12. Shigjetari

Janë jashtë shenjave fikse dhe planetet në Bricjap i bëjnë të ndihen më nervozë drejt kërkimit të ekonomisë, sigurisë, pavarësisë. Hëna e re në Ujor do iu japë dëshirën për një ndryshim radikal. Ky ndryshim nuk mund të bëhet në karakterin e Shigjetarit sepse Saturni afër Hënës së re i thotë që duhet të ndjekësh një rregull e të kontrollohesh. Kjo do ta bëjë të ndiejë një pamundësi për të vepruar. Me Hënën e plotë në Luan do të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe në datën 16 do ta shijojë si askush dashurinë.

11. Binjakët

Kanë nevojë të pozicionohet në lidhje me fushën e ligjit, arsimit, udhëtimeve apo një kualifikimi të rëndësishëm. Iu del përpara një njeri i rëndësishëm që iu kërkon llogari për veprimet e tyre. Vetëm Binjakët e kualifikuar dhe shumë të zgjuar mund ta shfrytëzojnë Hënën e re nesër dhe të kapërcejnë testin.

10. Peshorja

Kanë një katërkëndësh me shumë planetë në shenjën e Bricjapit dhe duhet t’i japin shumë  vëmendje gjatë Shkurtit jo vetëm dashurisë, që do jenë një nga shenjat e favorizuara në fakt. Nesër dhe gjatë javës që vjen duhet të marrin një vendim të rëndësishëm lidhur me ndjenjat e tyre. Do të merren me fushën e ekonomisë familjare dhe kjo do të jetë një lodhje që do i fusë në shpenzime të tepërta. Rreth datës 14, këto shpenzime do iu krijojnë nervozizëm, ndaj duhet të bëjnë llogaritë. Hëna e plotë në Luan do të jetë mbështetje e dhuratë gjatë këtij muaji.

9. Dashi

Derisa ta kuptojnë që janë liderë në këtë periudhë do t’iu marrë pak kohë. Hëna e re në Ujor iu thotë që do të bëni diçka vetëm nëse e besoni dhe vetë. Nesër dhe javën që vjen do të kenë një takim të rëndësishëm me dikë po aq me rëndësi që do iu kujtojë diçka. Janë ndër shenjat më të favorizuara në dashuri ndaj rreth datës 16 do të marrin diçka mbrapsht prej saj.

8. Luani

E dëgjuan veten shumë, duhet të presin mesin e muajit Shkurt për të parë finalizime të bukura në jetën e tyre. Mund të shpresojnë për gjëra të mëdha e të vogla. Do kenë shije të bukur, do blejnë gjëra të rëndësishme apo biznese, por do iu duhet të presin mesin e muajit për finalizimin. Do fillojnë një bashkëpunim ose do kenë kërkesa më serioze që në fillimin e këtij muaji.

7. Demi

Janë në vendin e shtatë sepse diagonalja familje-karrierë është pak e goditur nga ndryshime të papritura. Një epror i vë përballë një zgjedhjeje, largohet një drejtues i rëndësishëm ose një marrëdhënie familjare duhet të rregullohet në bazë të risive. Diçka e madhe dhe e rëndëishme po ndodh në familjen apo punën e tyre. Duhet të jenë të vëmendshëm sepse janë në rrugë të mirë, por Urani përmbys situatat dhe Hëna në Ujor nuk është rrezatim siç e dëshirojnë.

6. Gaforrja

Do merren shumë me punën, do ndryshojnë, do vënë kushte të reja, do bëhen seriozë apo do largojnë dikë për të marrë masa që të organizohen siç duhet. Do bëjnë një sakrificë, do largojnë dikë të njohur ose do bashkëpunojnë me një të njohur që nuk do iu krijojë lehtësira. E rëndësishme është ana ekonomike që do të duket më shumë pas datës 16 Shkurt.

5. Bricjapi

Ka ende shumë planetë në shenjën e tyre. Marsi, Afërdita dhe Mërkuri, planetët e përditshmërisë i vendosin në qendër të vëmendjes. Në datën 14-15 do të afrohen Afërdita e Marsi në shenjën e tyre. Afërsia është e mirë, por ka edhe shkëndija sherri e shpërdorime të ndryshme, ndaj të kenë kujdes me shprehitë. Në ekonomi do të marrin drejtime të mira dhe finalizim me sukses drejt datës 16 Shkurt.

4. Ujori

Këtë muaj Dielli në shenjën e ttyre i favorizon dhe Hëna e re nesër në shenjën e tyre i jep liri, lajme pozitive, por Saturni do i mbajë pak më të heshtur dhe seriozë sesa janë në të vëtrtetë. Do të takohen me një njeri të ditur, por do të kenë nevojë për një udhërrëfëryes në jetën e tyre. Hëna e plotë në Luan përballë shenjës së tyre në datën 16 do iu plotësojë një dëshirë.

3. Akrepi

Do marrë mbështetje të fortë nga Bricjapi dhe Jupiteri në shenjën e Peshqve. Gjatë muajit Shkurt, planetët në Bricjap do kenë një lidhje shumë të mirë me planetin e fatit në shenjën e Peshqve dhe Neptunin, ndaj disa ëndrra realizohen për shenjat e Tokës dhe të Ujit. Akrepi si shenjë Uji do ketë lehtësirat e romancat e veta që do të përfaqësohen mirë. Rreth datës 16 pritet një ndriçim në karrierë. Me Hënën e re në Ujor duhet të shohin mirë kushtet ose ndryshimet në jetën familjare.

2. Peshqit

Nga data 18 fillon ditëlindja e tyre, është një muaj që iu jep fat, mundësi, mbështetje e përkrahje. Çështjet ekonomike, erotike, ballafaqimet do të jenë më të mira dhe më shumë mundësi investimi. Hëna e re në Ujor do i pengojë pak në vijueshëmrinë e tyre të punëve që prej së nesërmes e deri në Hënën e plotë në Luan në datën 16 që do iu sjellë probleme në përditshmëri.

1.Virgjëresha

Fat në dashuri, projekte e do të kenë mundësi të ngrihen ekonomikisht. Do të çlirohen shpirtërisht, do të bëjnë gjëra të mira, të mendojnë projekte të bukura e të merren me artin. Do të kenë shumë fat në gjërat që kanë të bëjnë me fëmijët, me dashurinë dhe një projekt të rëndësishëm. Një lajm i mirë pritet gjatë fillimit të javës, por me kujdesin që të bëjnë një pakt të rëndësishëm me njerëz seriozë ose të vendosin kushte që të jetë sa më i mirë për ta.

Tags: horoskopi shkurt 2022meri shehuparashikimi i horoskopitshenjat e zodiakut
Previous Post

Fiskalizimi/ Tatimet: 57% e bizneseve lëshojnë fatura të fiskalizuara

Next Post

Matura shtetërore 2022 pritet të vijë me ndryshime të mëdha!

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Horoskopi 2021

‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

27/01/2023
horoskopi

‘Dashuria do të rikthehet në zemrën tuaj…’ Horoskopi i Paolo Fox për sot për të gjitha shenjat

25/01/2023
Next Post
Matura shtetërore 2022 pritet të vijë me ndryshime të mëdha!

Matura shtetërore 2022 pritet të vijë me ndryshime të mëdha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.