22 marsi, nuk është Dita e Ashures, por shqiptarët për festën e Nevruzit nuk e kalojnë pa përgatitur ashure. Emrin e kësaj pjate e kemi dëgjuar që herët nga gjyshet a nënat tona, por historinë që fshihet pas saj, jo.
- Ashurja, është ëmbëlsira më e vjetër në botë dhe historikisht është njohur si “ëmblësira e Noah-s”. Legjenda thotë se Noah, i shpëtuari i Zotit, ishte i pari që përgatiti këtë ëmblësirë duke miksuar gjithë përbërësit që kishin mbetur në arkën e tij dhe rezultati ishte ajo që sot ne e njohim me emrin ashure
- Ashurja është ëmblësirë tradicionale turke, por origjinën e ka nga Armenia.
- Përpos shijes që ka, ashurja është shumë e mirë edhe për shëndetin tonë. Forcon sistemin imunitar sidomos gjatë muajve të dimrit.
- Pavarësisht se sot përdoren mënyra të ndryshme për përgatitjen e saj, baza mbetet gruri, kanella dhe frutat e thata.
- Në Turqi, ashurja bëhet në muajin e parë të kalendarit Islamik- (i njohur si muaji i Ashures në Turqi), që kryesisht starton në 25 tetor.
- Përpos legjendës së Noah-s, kjo ditë është shumë e rëndësishme edhe për arsye të tjera të besimeve fetare. Muslimanët, “Ditën e Ashures” e kujtojnë si sakrificë që profetët bënë për njerëzimin.