• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

6-mujori, nuk ndalen lejet e ndërtimit në kryeqytet, afër rekordit të 2019-s

30/08/2021
in Ekonomi
0
Paradoksi, ndërtimi ka “lulëzuar” edhe pse bizneset nuk e prisnin

Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme pas pandemisë, si në numër lejesh, ashtu edhe në sipërfaqe. Volumet më të mëdha të punimeve janë të përqendruara në kryeqytet sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 6-mujorin e parë. Sektori po i afrohet rekordit të vitit 2019, për sipërfaqen e dhënë për leje të reja ndërtimi.

Në janar-qershor 2021 u dhanë në të gjithë vendin 598 leje për ndërtime të reja, me një rritje 2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 43% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.

Sipërfaqja e re që do të ndërtohet shënoi rritje edhe më të shpejtë. INSTAT raportoi sot se në 6-mujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim me leje arriti në 1,1 milionë metra katrore, me një rritje 74% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020 dhe 15 % në raport me vitin 2019.

Numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re shënuan rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë të vitit 71% e sipërfaqes së re do të ndërtohet në Tiranë.  Bashkia e kryeqytetit dha leje për ndërtimin e  816,097 metra katrorë me një rritje 59% në raport me vitin 2020 dhe 4.2% më pak në raport me vitin normal 2019

Të dhënat mbi lejet e reja tregojnë  se zhvillimet në sektor janë afër rekordit e vitit 2019. Shqipëria shënoi një rekord për leje e reja dhe sipërfaqen në 6-mujorin e e parë të vitit 2019, me 990,784 metër katrorë në të gjithë vendin, nga të cilat 851,645 metër katror ishte autorizuar për ndërtim në Tiranë. Në 6-mujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim në të gjithë vendin ishte 15% më e lartë se rekordi i tremujorit të tretë 2019, ndërsa në Tiranë ishte -4.2 më i ulët.

Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19, duke u bërë frenuesi kryesor i rënies ekonomike. Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin e pandemisë 2020, shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.

Në rajon, Shqipëria ka ecurinë e dytë më të mirë pas Serbisë, e cila u tkurr me -1.5% në 2020-n, ndërsa për vendet e tjera, tkurrja ka qenë rreth -5%, apo më e lartë. Përmirësimi ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99%. Sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes. Gjithashtu sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive në gjithë tremujorët (2.83% në të parin; 5.47% në të dytin; 9.54% në të tretin dhe 8.93% në të katërtin).

Kryeqyteti vijon të zgjerohet me ritme të shpejta sidomos në objekte të luksit me kulla shumëkatëshe kryesisht në zonën e qendrës, ndërkohë që emigracioni i lartë dhe rënia e lëvizjeve, po tkurrin ritmin e rritjes së popullsisë së Tiranës. Sipas të dhënave të iNSTAT, popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, kurse në vitin 2018, Qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.

Një anketë mbi emigracionin në vitin 2019 e zhvilluar nga iNSTAT gjeti se popullsia e kryeqytetit është pakësuar me 10% ose më shumë se 100 mijë persona gjatë periudhës 2011-2019.

Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 209 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 66,0 % (tab.2). Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2021, është 544.127 m 2 , nga 322.294 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,8 % (tab.3). Në tremujorin e dytë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 23,1 miliardë lekë, nga 14,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 55,8 % (tab.4)

Burimi: INSTAT

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsLeje ndertimindertimerekordTirane
Previous Post

Raportohet vdekja e parë në SHBA nga uragani Ida, rreth 1 milion banorë mbeten pa energji elektrike

Next Post

Justin Bieber klasifikohet si artisti më i transmetuar i Spotify

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Justin Bieber klasifikohet si artisti më i transmetuar i Spotify

Justin Bieber klasifikohet si artisti më i transmetuar i Spotify

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.