• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

600 mijë persona shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 2011, emigracioni u rrit me 25%

08/02/2021
in Ekonomi
0
Raporti i OKB zbardh trafikun e qenieve njerëzore: shqiptarët paguajnë rreth 4,700 euro për të ikur

TIRANË– Disa anketa dhe metodologji të zhvilluara nga INSTAT dhe organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë për një përkeqësim të fenomenit të emigracionit në dekadën e tretë që nga rënia e regjimit komunist.

Një prej tyre, që mat emigracionin dhe diasporën, tregon se nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona.  INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen e një vlerësimi mbi numrin e emigrantëve, i cili bazohet në të dhënat e dy censeve të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime.

Censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri jep një vlerësim të stokut të migracionit brenda periudhës midis censeve, i cili zakonisht kryhet çdo 10 vjet dhe përmban vetëm një numër të vogël pyetjesh, të cilat nuk mund të numërojë të gjitha ngjarjet e migrimit si: familje të tëra që lëvizin, migrimin sezonal të përkohshëm dhe qarkullues.

Metoda e tërthortë që INSTAT përdori ishte krahasimi i dy popullsive, asaj të popullsisë banuese dhe regjistrit civil nxori se numri i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit arriti në 1,6 milionë persona në vitin 2020 në krahasim me 1.08 milionë që ishin nga rezultatet e censit të vitit 2011, ose rreth 600 mijë persona më shumë.

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2001 në 2011 ishin larguar në emigrim 481 mijë persona, por përgjatë dekadës së tretë 2011-2020 numri i emigrantëve u rrit me 25%.

Tendenca në rritje në rritje e emigracionit u nxit nga kriza ekonomike e vitit 2008 dhe heqja e vizave me Bashkimin Europian në dhjetor të vitit 2010. Përgjatë dekadës së fundit emigracioni u zgjerua nga individë të veçuar në ikjen e të gjithë familjes. Shumë familje kërkuan azil ekonomik pas vitit 2015, fenomen i cili vazhdon të ndodhë.

Kjo shifër është gati dy herë më e lartë sesa ajo e një ankete të fundit të INSTAT parë, që gjeti se gjatë vitive 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011.

Një studim i fundit i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Rusell King tregon se emigrimi ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që nga elitat e deri te grupet më të varfra e më të margjinalizuara dhe ka tërhequr njerëz nga të gjitha rajonet e vendit.

Sipas tyre, pas tri dekadash migrimi vijon të ndodhë ende, ndonëse natyra e tij ka ndryshuar – më pak një migrim për shkak të varfërisë, dëshpërimit dhe protestës, siç ishte ai gjatë viteve ‘90-të, dhe më shumë, në ditët e sotme, një veçori strukturore e shoqërisë dhe demografisë shqiptare, në veçanti tek të rinjtë, segmentet më të arsimuara të popullsisë..

Vendet të cilat kanë si qëllim përfshirjen e diasporës së tyre në zhvillimin e vendit, nuk ju mjafton vetëm numri i tyre, por shumë i rëndësishëm është profili i tyre, si demografik ashtu dhe social e ekonomik. INSTAT rekomandon që nevojitet të kenë informacion mbi përqendrimin e tyre, statusin arsimor dhe atë në punësim. Këto karakteristika do të ndihmojnë më së shumti qeverinë për të kuptuar më qartë potencialin profesional dhe ekonomik që ka diaspora. Ndërtimi i regjistrit të emigrantëve, nismë e ndërmarrë tashmë nga Ministria e Brendshme, do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të bëhen përpjekje për mbledhjen e të dhënave cilësore, nga Përfaqësitë Diplomatike.

Ikin familjet

Një tjetër anketë e INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje vitin e kaluar (prill-korrik 2019) ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.

Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë dhe nënpunësimin, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë.

Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe të tjerë faktorë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit. Për disa nëngrupe (p.sh. romët dhe egjiptianët), një faktor shtesë është diskriminimi. Pjesa dërrmuese e personave që emigrojnë janë të rinj, ndërsa 14% e tyre ishin me arsim të lartë. Largimi i burrave ishte 200% më i lartë se ai i grave.

Emigracioni i dekadës së fundit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së mesme edhe nga ana e formimit arsimor. Sipas të dhënave të anketës, nga të larguarit, 54% e tyre kishin një diplomë të arsimit të mesëm, profesional ose të përgjithshëm, ose një diplomë të studimeve të larta. Gati 14% e emigrantëve gjatë periudhës 2011-2019 ishin me arsim të lartë./B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsemigracionKriza ekonomikeshqiptaret
Previous Post

Loti 1 i Unazës së Madhe në Tiranë, Rama dhe Balluku inspektojnë punimet

Next Post

Masakrohet dhe vritet me thikë prostituta shqiptare në Milano

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Masakrohet dhe vritet me thikë prostituta shqiptare në Milano

Masakrohet dhe vritet me thikë prostituta shqiptare në Milano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.