Më pak se një muaj nga zhvillimi i Sanremo-s, pjesët kanë filluar të bashkohen për t’i dhënë jetë atij mozaiku shumëngjyrësh dhe shumë të pritur që është Festivali më me rëndësi në Itali, me drejtorin artistik dhe moderator Amadeus.
Sot janë zbuluar dhe tre yjet që do t’i shohim së bashku në skenën e Teatrit Ariston të mërkurën më 8 shkurt: ata janë Al Bano, Massimo Ranieri dhe Gianni Morandi, së bashku për herë të parë në një “ngjarje madhore”, siç nënvizoi edhe Amadeus gjatë lidhjes me Tg1 gjatë së cilës ai komunikoi vendimin e tij.
“Gjatë këtij muaji do të mund të takohemi më shpesh sepse ka mbetur edhe pak më shumë se një muaj para fillimit të festivalit dhe ka një lajm të rëndësishëm për të njoftuar. Thashë se mes të ftuarve do të kishte këngëtarë të mëdhenj italianë dhe kjo bëri zhurmë”- tha Amadeus.

“Amadeus, faleminderit që më ftove si i vetmi i ftuar në mbrëmjen e dytë.”, tha Al Bano me shaka i ndjekur nga Massimo Ranieri – “Faleminderit Amadeus, jam i lumtur që jam i vetmi i ftuar të mërkurën në mbrëmje” – dhe në fund nga Gianni Morandi. “Faleminderit Ama që më more me vete për të drejtuar Festivalin. Por gëzimi im më i madh është edhe të jem i vetmi i ftuar i mbrëmjes së dytë të Festivalit”.
“Problemi është se të treve u thashë të njëjtën gjë, se do të ishin të ftuarit e vetëm në mbrëmjen e dytë të së mërkurës së 8 shkurtit. Tani po i bëjmë audiencës së Sanremos një dhuratë të madhe: të tre do të jenë bashkë, është një ngjarje e mrekullueshme që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ata do të jenë bashkë të mërkurën e 8 shkurtit në skenën e Ariston me sukseset e tyre të mëdha. Kështu që e kompensuam gabimin tim të vogël me diçka që nuk e kishim parë kurrë më parë”. –tha Amadeus.