• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Arrestimi i kumbarit të mafies në Siçili, zbulohet tjetër ‘shpellë’ e Matteo Messina Denaros!

21/01/2023
in Botë
0
Arrestohet bossi i Cosa Nostra-s, u kap në një klinikë private në Palermo

ITALI- Vetëm një kilometër nga rezidenca zyrtare ishte streha e bosit të mafies, Matteo Messina Denaros. Gjurmët e gishtërinjve konfirmuan se ishte dhoma e gjetur dje në një apartament të vogël në qendër të Campobello di Mazara. Megjithatë nuk ishte asnjë gjurmë e njeriut më të rëndësishëm në botën e krimit italian ajo që do ndihmonte karabinierët të gjenin bunkerin e tij të vogël, përveç gjurmëve të lëna nga ADN e tij. Nga ky zbulim i strehës së tij të tretë, u zbulua ‘thesari’ i kumbarit të mafies, që ja doli të zëvendësonte Toto Riinën.

Në një qoshe ku mbante gardërobën, karabinierët nuk u përballën as me para, as arkivin e Totto Riinës, por disa shënime e letra të cilat do analizohen për ditë me radhë. Mes të tjerash, në qoshen e tij të vogël u gjetën disa bizhuteri, gurë të çmuar, copa argjendi, kuti boshe e me sende me vlerë.

Si arritën forcat e Guardia di Finanzia të gjenin strehën e tretë të bosit të mafies? Ideja hetimore për këtë vendstrehim mbërriti mëngjesin e djeshëm nga Guardia di Finanza dhe kishte të bënte me vizitat e mundshme dhe të përsëritura – muajt e fundit – nga ish i arratisuri në atë shtëpi të rinovuar së fundmi, me një dhomë sekrete ngjitur.

Hipoteza e pastrimit

Me ardhjen e financierëve dhe karabinierëve, është  dorëzuar menjëherë çelësi i derës së blinduar të mbrojtur nga gardëroba. Dhe një dhomë mjaft e madhe për të mbajtur një person që dëshiron të fshihet.

I përballur me ato pak sende me vlerë (të paktën në krahasim me pritjet) dhe kutitë kryesisht boshe, Risalvato argumentoi se ishte një lloj dhome magazinimi të sigurt që përdoret nga ai dhe familja e tij. Nuk përmendet Matteo Messina Denaro. Dhe fakti që hetuesit nuk kanë gjetur atë që shpresonin të gjenin – siç duket edhe nga thashethemet e pakta që filtrojnë hetimin sekret – nuk do të thotë se ajo vendstrehim nuk është përdorur nga shefi. Sepse nga arrestimi i tij deri në kontroll , kanë kaluar edhe 48 orë; kohë të mjaftueshme për këdo që të “lehtësojë” çdo përmbajtje që është sensitive dhe ta çojë diku tjetër.

 Që nga e hëna, fytyra e kumbarit të fundit ka qenë protagoniste vazhdimisht mes ekraneve televizive, kompjuterëve dhe faqeve të gazetave dhe që atëherë ka pasur shumë raporte për lëvizjet e tij hipotetike. Gjithsesi, lidhja me shtëpinë në qendër të Campobello u shfaq e drejtpërdrejtë dhe e saktë dhe kështu prokuroria e Palermos urdhëroi menjëherë financat dhe karabinierët të bënin kontroll.

Kujtojmë se kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë.

Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori. Për kapjen e tij, të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies. Përpos këtij bunkeri, u zbuluan edhe 2 shtëpi të tjera, modeste ku strehohej kumbari i mafies siciliane.

Njëri nga apartamentet ku fshihej njeriu më i kërkuar në Itali, ndodhej në qendër të qytetit të Trapanit. Kërkimi i koordinuar nga zëvendës prokurori Paolo Guido i cili prej vitesh ka hetuar bosin e Cosa Nostra-s, ka vijuar gjatë gjithë natës, duke kërkuar çdo cep të apartamentit ku fshihej njeriu më i kërkuar i 30 viteve të fundit.

Ndërsa banesa tjetër ku fshihej Matteo Messina Denaro.  Një ndërtesë jo larg shtëpisë së tij në Campobello di Mazara, ku shefi i mafias italiane jetonte nën identitetin e rremë të Andrea Bonafede, policia italiane arriti të gjejë “strofkullën” ku Messina Denaro kishte fshehur jo vetëm dokumente, por edhe materiale të tjera që lidhen me menaxhimin e bandës së tij në të shkuarën si edhe për planet për të ardhmen apo paratë. Në një dhomë të blinduar, fshehur pas një garderobe, janë gjetur  bizhuteri, gjerdanë dhe gurë të çmuar.

Tags: arrestimi i matteo messina denaroitalimafia italianematteo messina denaro
Previous Post

Protestat në Paris, Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve pavarësisht grevave

Next Post

‘Ditë e mirë për të dashuruarit!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
horoskopi

'Ditë e mirë për të dashuruarit!' Horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu nga Elbasani që vdiq nga koronavirusi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.