Kosovë- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetë shtatë persona.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë testuar 1,569 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 296 raste të reja me Covid.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.