• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

83 milionë euro reforma për financat, por prishet rregulli fiskal dhe rriten detyrimet e prapambetura

23/01/2022
in Ekonomi
0
83 milionë euro reforma për financat, por prishet rregulli fiskal dhe rriten detyrimet e prapambetura

Donatorët dhe qeveria shqiptare po financojnë Strategjinë për Reformën në Menaxhimin e Financave Publike, për periudhën 2019-2022, e cila përcakton që kostoja gjithsej për zbatimin e aktiviteteve është 83 milionë euro nga të cilat 57,8 milionë euro do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe 25,6 milionë euro nga partnerët ndërkombëtarë për zhvillim.

Këto 83 milionë euro sipas, “Raportimit të Monitorimit të Strategjisë” kanë objektiv “të mundësojë një buxhet të mirëekuilibruar dhe të qëndrueshëm me raport të ulur të borxhit nëpërmjet menaxhimit më të fortë financiar dhe kontrollit, si dhe proceseve të auditimit, në mënyrë të atillë që zbatimi i buxhetit të jetë në përputhje me politikat e qeverisë”.

Ministria e Financave raportoi se vetëm gjatë vitit 2020 janë përdorur 11,2 milionë euro për projekte që duhet të forconin kapacitet kontrollit dhe të raportimit, zbatimit dhe hartimit të buxhetit, më qëllimin final moskrijimin e detyrimeve të prapambetura, reduktimin e borxhit publik dhe rritjen e transparencës etj.

Por siç shihet gjatë vitit 2021 janë përmbysur arritjet e synuara. Qeveria vendosi të thyejë rregullin fiskal të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit, reformë e cila alokoi miliona euro borxhe që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptare. Qeveria e rriti masën vjetore të deficitit, e për rrjedhojë borxhin duke shkelur ndryshuar rregullin fiskal të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit në vitin 2016, sipas te cilit çdo vit borxhi publik vjen në ulje deri sa të arrijë poshtë kufirit 45% e PBB.

Përfshirja e rregullit fiskal “borxh me ulje vit pas viti” në Ligjin e Menaxhimit Buxhetor pesë vite më parë, plotësoi standardin e kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian dhe donatoret qw financuan strategjinë. Duke respektuar këtë normë, sipas planifikimit të Ministrisë së Financave në Kuadrin makroekonomik 2017, borxhi publik i vendit do të zbriste poshtë nivelit 60% në vitin 2020, për t’u ulur drejt normës së synuar 45% të PBB në vitin 2024. Lehtësimi nga barra e borxhit do t’i relaksonte qeveritë shqiptare nga efektet negative të krizave të papritura dhe nga ana tjetër, do të krijonte mundësitë për të realizuar investime të qëndrueshme cenuar stabilitetin fiskal.

Po tani, në vitin 2021, borxhi i publik i vendit do të jetë së paku 20 pikë përqindje më i lartë se planet në fillim të këtij pesëvjeçari kur nisi zbatimi i strategjisë.

Gjithashtu zbatimi i strategji nuk arriti të frenojë rritjen e detyrimeve të prapambetura.

Ministria e Financave raportoi se stoku i detyrimeve të prapambetura të qeverisë qendrore ne 21 miliardë lekë (175 milionë) euro ne fund te tetorit 2021.

Nga tetori i vitit 2020 detyrimet e prapambetura ( të cilat nuk përfshijnë detyrimet që rrjedhin nga gjykatat ndërkombëtare) gati janë dyfishuar. Nga 12 miliardë që në tetor 2020 ato rriten në harkun kohor të një viti në 21 miliardë lekë.

Në këtë shumë nuk janë të përfshira detyrimet që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën për zbatimin e buxhetit 2020 të cilën e ka depozituar edhe në Kuvendin e Shqipërisë evidentoi se fatura reale që shteti shqiptar duhet të paguajë nga buxheti i shtetit për vendimet e gjykatave ndërkombëtare ka arritur 388 milionë euro në fund të vitit 2020.

Së bashku dy kategoritë e detyrimeve të prapambetura përbëjnë një shumë prej 563 milionë eurosh që nuk raportohet në llogaritë e borxhit publik.

Gjatë vitit të kaluar (2021) cilësia e transparencës, si një nga objektivat kryesore të strategjisë, pësoi regres teksa institucionet buxhetore nuk publikuan raportet e monitorimit tre dhe katër mujore të buxhetit, teksa cilësia e raportimit ra në institucionet që kanë buxhet të madh në dispozicion.

Marrë nga Monitor.al

Tags: detyrimet e prapambeturareforma për financatrregulli fiskal
Previous Post

IHÇK dhjetor 2021, çmimet u rriten mesatarisht 3.8%, më të ulëta se mesatarja europiane 5,3%

Next Post

Letra-Miliarderët kërkojnë publikisht rritjen e taksave: Pandemia na shtoi pasurinë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Letra-Miliarderët kërkojnë publikisht rritjen e taksave: Pandemia na shtoi pasurinë

Letra-Miliarderët kërkojnë publikisht rritjen e taksave: Pandemia na shtoi pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.