Spanja ka shënuar më shumë se 1 milionë raste me COVID-19, vendi i parë në Europën perëndimore që arrin këto shifra. Të mërkurën vendi raportoi 16,973 infektime dhe 156 vdekje në 24 orë.
Spanja shënoi të infektuarin e parë më 31 janar dhe deri më sot numëron 1,005,295 raste, duke u bërë vendi i 6 në botë që ka raportuar 1 milionë raste pas SHBA, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës, raporton BBC.
Spanja u godit nga pandemia gjatë muajve të parë, shteti përdori masa strikte për parandalimin e përhapjes së virusit, duke vendosur karantinën në të gjithë vendin. Deri në fund të muajt gusht shifrat ishin 10,000 në 24 orë, ndërsa numri I viktimave vazhdon të rritet ndjeshëm.