• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘BETEJA’ E SHUMËPRITUR TRUMP- BIDEN, CILI DO TË JETË PRESIDENTI I ARDHSHËM AMERIKAN?

22/10/2020
in Botë
0
Joe Biden dhe Donald Trump

Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti republikan, Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden përballen në debatin e dytë të enjten, 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Dy kandidatët, të dy në të 70-tat, ndërprenë disa herë njeri-tjetrin gjatë debatit të parë në fund të shtatorit që u cilësua si debati më i keq në historinë e debateve presidenciale.

Këtë radhë, Komisioni i Debateve Presidenciale, një institucion i pavarur, do t’ia mbyllë mikrofonin kandidatit ndërkohë që rivali i tij i përgjigjet pyetjes lidhur me gjashtë tema aktuale të zgjedhura nga gazetarja e kanalit NBC News, Kristen Welker e cila do të drejtojë debatin.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk përpiqet të ndërpresë tjetrin gjatë komenteve 2 minutëshe në hapje, komisioni tha se mendon që votuesit e pavendosur do të kenë mundësi të dëgjojnë më qartë pikëpamjet e rivalëve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga debati i parë, i cili do të zhvillohet në një mjedis universitar në Neshvill të shtetit Tenesi. Debati i dytë u anulua fillimisht pasi presidenti u shtrua në spital për COVID-19. Komisioni reagoi duke njoftuar se debati i dytë do të zhvillohej online, por presidenti nuk pranoi dhe planet u anuluan.

Ndërkaq, miliona amerikanë kanë vendosur se për kë do të votojnë. Deri tani 41 milionë kanë votuar ose me postë ose fizikisht.

Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i rëndësishëm për Presidentin Trump për të reduktuar epërsinë e rivalit Biden në anketa. Me afro gjysmë shekulli përvojë në politikë, zoti Biden ka një avantazh prej 9-10% në anketa kombëtare, por në shtete të lëkundura kjo epërsi është shumë më e ngushtë. Këto shtete fushëbetejë janë vendimtare për rezultatin.

Gazetarja Welker ka thënë se do t’i pyesë kandidatët për masat e tyre për të vënë nën kontroll pandeminë.

Në një intervistë me kanalin Fox News të martën, Presidenti Trump kritikoi zonjën Welker si “plotësisht partiake” dhe kritikoi komisionin e debateve duke thënë se është tendencioz kundër tij.

Presidenti tha se nuk është i kënaqur që do t’i mbyllin mikrofonin gjatë deklaratës hapëse dhe shtoi se debati duhet të ishte përqendruar tek politika e jashtme dhe jo te pandemia dhe tema të tjera.

Ekipi i zotit Trump ka thënë se presidenti do të ngrejë këtë radhë një temë që nuk u prek gjatë debatit të parë — akuzat se djali i zotit Biden, Hunter kishte përdorur emrin e të atit dhe postin e tij si nënpresident për të hyrë në marrëveshje fitim-prurëse me Ukrainën dhe Kinën.

Zoti Biden i ka cilësuar akuzat lidhur me të birin “fushatë njollosjeje” por nuk u është përgjigjur konkretisht këtyre akuzave lidhur me marrëveshjet e të birit, ndër to edhe një vend për Hunter Biden në bordin e kompanie gazi, sipas disa raportimeve të medias sociale, ku ai paguhej rreth 50 mijë dollarë në muaj./ VOA

Tags: biden-trumpdebati presidencialdonald trumpjoe bidenzgjedhjet ne shba
Previous Post

ARRESTOHEN NË FLAGRANCË 2 PERSONA NË RINAS, TENTUAN TË KALONIN ME DOKUMENTA FALSE

Next Post

SHIFRA TRAGJIKE/ SPANJA SHËNON MBI 1 MILIONË RASTE ME COVID-19

Related Posts

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Merkel refuzon vaksinën e AstraZenecës: Nuk është autorizuar për personat mbi 65 vjeç

26/02/2021
Biden jep urdhërin: Të nisin sulmet ajrore në Siri

Biden jep urdhërin: Të nisin sulmet ajrore në Siri

26/02/2021
Bilanci global i Koronavirusit/ Mbi 93 milionë të infektuar e gati 2 milionë viktima

Bota në luftë me COVID-19/ Shifrat alarmante, 113 mln të infektuar dhe 2.5 mln vdekje nga virusi

26/02/2021
SHBA gjatë pandemisë

Bie alarmi në SHBA!/ Ekspertët njoftojnë përhapjen e një virusi të shpejtë dhe të rrezikshëm

26/02/2021
Parlamenti në Australi miraton ligjin për median: Google dhe Facebook do të paguajnë për lajmet

Parlamenti në Australi miraton ligjin për median: Google dhe Facebook do të paguajnë për lajmet

26/02/2021
Foto ilustruese

Greqia dhe Austria kërkojnë ‘pasaportat e vaksinimit’, BBC: Propozimi mbart disa problematika

26/02/2021
Next Post
Spanja- Foto ilustruese

SHIFRA TRAGJIKE/ SPANJA SHËNON MBI 1 MILIONË RASTE ME COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Shkëlzen Kastrati

    Me FOTO/ Kush janë Albert Zaja dhe Elmir Tufa, të shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë!/ Pas vdekjes së djalit nga COVID-19, ndërron jetë edhe babai, ishte në intubim

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehen temperaturat e larta deri në 20°C/ Surprizat e motit për ditën në vijim

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U ekzekutua teksa ecte në këmbë, kush është Behar Sofia? Lidhja e tij me Dritan Dajtin dhe bosin e mafias turke, Abdulselam Turgut

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtatë shenja që tregojnë se ju mund të keni patur COVID-19 dhe ta keni kaluar atë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Foto nga spitalet në Kosovë

COVID-19/ Shqipëria në situatë kritike, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

26/02/2021
PD i përgjigjet Ballës: Do publikojmë provat që dorëzuam në SPAK

PD i përgjigjet Ballës: Do publikojmë provat që dorëzuam në SPAK

26/02/2021
kakavije

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

26/02/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.