Sipas MeteoAlb, dita do të nis me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por duke ju afruar mesditës vranësirat do të shtohen në vend. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.