Greqia- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin helen mbrëmjen e kaluar, ku një shqiptari i është bërë atentat me armë zjarri.
Nga mediat fqinje raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Peristeri’, ku autorët e kanë goditur me dorezë hekuri dhe më pas e kanë gjuajtur armë zjarri në këmbë.
Ende nuk dihet identiteti i personit, i cili kishte shkuar vetë në spital pas atentatit që i është bërë.