Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani, do të nisë sot vizitën treditore në Shqipëri. Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime në memorialin Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e Lezhës.
Në orën 17:00 do të pritet nga Presidenti Ilir Meta të cilët do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët. Të enjten, Vjosa Osmani do të takohet me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa në orën 16: të kësaj ditë do të takohet më kryeministrin Edi Rama. Në ditën e fundit të vizitës në Tiranë do të takohet më kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.