Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden pritet të marrë vaksinën anti-Covid në fillim të javës së ardhshme. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë presidenti Biden me anë të një deklaratë që ka bërë në Delaware. Në deklaratë Biden ka thënë se edhe pse nuk është koha e tij dhe radha që ai të marrë vaksinën anti-Covid, por do e bëjë atë në mënyrë që populli amerikan të sigurohet që vaksina është e sigurtë. Më tej ai ka thënë se do e marrë publikisht vaksinën në mënyrë që të gjithë të jenë dëshmitarë që ai e ka bërë atë.
“Unë nuk dua të shkoj përpara vijës, por dua të sigurohem që t’i demonstrojmë popullit Amerikan se është e sigurt të merret. Kur ta bëj, do ta bëj publikisht, kështu që ju të gjithë mund të jeni dëshmitarë se e kam bërë atë,” tha ai.
Joe Biden më parë e ka deklaruar se do ta marrë vaksinën publikisht se bashku me 3 ish-Presidentët e SHBA-së, Barack Obama, George Bush Bill Clinton. Këta kanë vendosur që ta marrin vaksinën anti-Covid për të hedhur poshtë të gjithë teoritë konspirative për të.