Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar sekretin e Kate Middleton për të qëndruar në formë.
Burimet kanë treguar se Kate ha shëndetshëm. Dieta e Dukeshës përbëhet nga ushqime të shëndetshme, si frutat dhe perimet. Ajo merr edhe më shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë përmes pijeve (smoothie) të përditshme me përbërës si spinaqi, lakra jeshile, marule, matcha dhe boronicat.Asaj i pëlqejnë edhe ushqimet e papërpunuara të tilla si sallatat pasi janë shumë të mira dhe për lëkurën e saj dhe humbjen në peshë. Për darkat familjare, Kate Middleton pëlqen të gatuajë pjata të bollshme. Recetat e saj të preferuara përfshijnë kerri, supë dhe pulën e pjekur që i pëlqen shumë dhe princit William.