Mal i Zi- Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për antarësimin e Malit të Zi në BE.
Në një intervistë për DW ai është shprehur se një pikë e rëndësishme është të jenë fqinjë të mirë dhe të gatshëm.
“Unë mendoj se procesi i anëtarësimit varet ekskluzivisht nga ata që dëshirojnë të shkojnë në rrugën e integrimit evropian. Kjo është e qartë për të gjithë. Janë vendosur kritere të qarta dhe qëllimi ynë nuk është të jemi të privilegjuar, por të përmbushim të gjitha kriteret e mundshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe kështu të tregojmë gatishmëri që të jemi pjesë – pasi gjeografikisht i përkasim hapësirës evropiane – e hapësirës së Bashkimit Evropian.
Nëse mund të kemi një mesazh të mirë, duhet të jetë i njëjtë për të gjithë rajonin tonë – e ky është që ne këtu jemi kryesisht si fqinjë të mirë. Nëse nuk mund të jemi fqinjë të mirë me njëri-tjetrin, si mund të jemi të pranueshëm edhe për BE? Kjo është logjika që të gjithë duhet t’i përmbahemi dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin për t’u bërë anëtarë të BE në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.“- është shprehur ai.