Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se Kosova nuk do të njihet nga Serbia deri sa ai të jetë president. Gjatë një intervistë në emisionin “TV Prva”, ai u shpreh se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi. Vuçiç u shpreh po ashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet.
“Është e vërtetë që SHBA-të po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiç.