Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë ne nje lokal ne zonen e kopshtit zoologjik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.