Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të diskutojë nesër dhe më pas të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një njoftimi sot për mediat KED bën me dije se nesër pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës. Kandidatët me të cilët do të bëhet intervista janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Nesër KED bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen për kandidatët e lejuar, miratimi i listës përfundimtare të renditjes si dhe i raportit përkatës.
KED po vepron me shpejtësi falë presionit të vazhdueshëm të ambasadorëve të SHBA, Yuri Kim dhe të BE-së Luigi Soreca, të cilët kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda datës 30 dhjetor 2020, si një nga kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel, për nisin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.