Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë vënë menjëherë në veprim partitë opozitare apo ato të pakënaqura me LDK.
Mediat kosovare raportojnë se Haradinaj nesër thërret mbledhje urgjente me Kryesinë dhe kryetarë të degëve të AAK për listat e kandidatëve dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.Nga PDK, deputetja Ariana Musliu Shoshi e ka cilësuar lajm të mirë faktin që Kosova shkon në zgjedhje teksa thekson se tashmë që vendi arriti në këtë pikë secili të mbajë përgjegjësitë për veprimet politike.Padyshim më e fituara nga të gjitha del Lëvizja Vetëvendosje e cila prej kohësh kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe ishte pikërisht ajo që bëri ankimimin për votën e deputetit të dënuar Etem Arifi që 6 muaj më parë solli krijimin e qeverisë Hoti, kurse tani rrëzimin e saj.