Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër, në afërsi të rrethrrotullimit të 5 heronjve.
Mësohet se të shtënat janë drejtuar drejtë lokalit të vëllezërve Pjetri, Albert dhe Vlash Pjetri.
Albert Pjetri është me detyrë efektiv policie, ndërsa vëllai i tij Vlash Pjetri, ish-administrator i njësisë Rrethina.
Raportohet se në lokal në momentin e të shtënave kanë qenë prezentë disa persona, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë në tokë.
Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e saj.
Informacion paraprak
Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër