Vlorë- Deputeti, Vullnet Sinaj i lindur më 24.08.1965 në Selenicë të Vlorës, prej vitit 2017 përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë zonën e Lumit të Vlorës, aty ku respektohet dhe vlerësohet nga të gjithë!
Më 27 qershor të vitit 2017 Partia Socialiste kryesoi me 65,212 vota ose 48.94% të votave në qarkun e Vlorës, kur deputeti Vullnet Sinaj u shpall fitues në vendin e 4-të në 8 mandatet që siguroi Partia Socialiste në këtë qark. Në këto 4 vite Sinaj dhe skuadra e tij me zyrë në Vlorë ka arritur t’ju jap zgjidhje problematikave të ndryshme të kësaj zone dhe të jetë më pranë banorëve. Një punë e suksesshme që dallohet qartë në çdo sektor.
Në zgjedhjet e 25 prillit deputeti Sinaj renditet i treti në listat e PS në qytetin e Vlorës. Përmes një postimi në Facebook Sinaj ka preazantuar posterin e elektoratit, ku mban numrin 3 për qytetin e Vlorës nën sloganin “Vlora nuk ndalet!”
![May be an image of 1 person and text](https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/160545004_3747188152056565_6785432307614789067_o.jpg?_nc_cat=104&ccb=1-3&_nc_sid=e3f864&_nc_ohc=FEBv_aeUeogAX9ZmHDm&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&oh=f4b7dca80816426fca538a87cd1260bd&oe=6074068B)