Tiranë- Ish- kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë paqësore për shqiptarët.
Njëkohësisht, Berisha ka shtuar se shqiptarët do të kenë një 20 shkurt të dytë, për të rrëzuar kështu kultin e më të ligut.
“Opozita duhet të përgatitet për ditën më paqësore me votën e saj më 25 prill, por njëkohësisht duhet të jetë gati për një 20 shkurt të dytë. Në 20 shkurt shqiptarët përmbysën në pamje të parë një bronz, por në të vërtetë një kult më të keqin që kishin patur në histori. Nëse iu dhunohet vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës, që grabit zgjedhësit, për një kryebandit që nuk njeh normë, nuk njeh ligje, moral dhe nuk respekton asgjë”, ka thënë Berisha.