Kosovë- Kosova mbyll sot të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate, njoftoi sot se ka nxjerrë vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja Covid-19, për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.
“Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetizolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre. Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.