Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Gjashtë të Sarandës. Banesa e shtetases Z.K. rreth 73-vjeç dyshohet ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të një bomble gazi.
Raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe zjarrfikëset, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.