Vlorë- Gara ndërkombëtare për të marrë me koncesion Aeroportin e Vlorës do dhe dy ditë që të mbyllet mirëpo ka hasur në një ‘problem’ gjatë rrugës. Tenderi është ankimuar nga kompania ‘Global Texhnical Mecanics’ në Komisionin e Prokurimit Publik.
Tenderi është ankimuar më 21 dhjetor të këtij viti ndërkohë që gara mbyllej zyrtarisht më datë 23 dhjetor pas një shtyrje 9 mujore për shkak të pandemisë. Zakonisht procesi i ankesave të ankimimit zgjat dy muaj duke bërë kështu që tenderimi i Aeroportit të Vlorës të shtyhet.
Arsyet se përse ankuesi i cili është pronar i koncesionit të Aeroportit të Kukësit ka bërë këtë veprim ende nuk është bërë i ditur mirëpo besohet të jenë kriteret që janë vendosur në tender.
Koncesioni do të zgjasë 35 vite ndërsa vlera e projektit është parashikuar të arrij në 88.6 mln euro. Pritet që Balluku të dalë nga fillimi i vitit tjetër dhe të shpallë anulimin e tenderit. Më 19 dhjetor 2019, u hap zyrtarisht tenderi i ri për Aeroportin e Vlorës. Në datën 23 nëntor 2020, ministrja Balluku njoftoi rihapjen e garës, duke lënë 1 muaj afat për dorëzimin e ofertave.