Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar në Twitter pas betimit të anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.
Ai shtoi se Gjykata tani është funksionale dhe se kjo është një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Sot z.Përparim është betuar nga Presidenti Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i dëshirojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për🇦🇱, qytetarët e saj dhe # reformën e drejtësisë”, shkruan Soreca.