• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha premton rritje të pagesave në sistemin shëndetësor: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët

24/12/2020
in Politikë
0
Basha premton rritje të pagesave në sistemin shëndetësor: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.

Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes.

“Unë sot gjendem përballë një dilemë që ka të bëjë me specializimet. Siç e dimë, specializimet rreth 70% e kuotave janë të pambuluara, ç’ka do të thotë që ne nuk paguhemi. Unë prej 6 viteve të studimit në mjekësi nuk paguhem. Ndërkohë një student që është në Ballkan, apo një student mjekësie që është në Europë, paguhet. Atëherë unë jam në një dilemë: a do të qëndroj këtu apo do vazhdoj të shkoj në Europë. Gjithashtu, siç e dimë, mesatarisht specializimet zgjasin rreth 4 vite, mesatarisht, do të punojmë në një orar që do të jetë 8 me 4 dhe nuk do të paguhemi. Sikur mos mjaftonte, ne duhet të paguajmë dhe një tarifë e cila shkon diku tek 1.2 milionë lekë tarifë vjetore. Është kjo që na bën ne aq të pashpresë, sa të gjithë kërkojnë që të largohen jashtë shtetit, sepse nëse ne do të ndiheshim mirë në vendin tonë, nuk kishim pse të largoheshim. Sepse ne këtu i kemi të gjitha gjërat e rregulluara. Kurse, nuk paguhemi, punojmë dhe këta presin që ne të qëndrojmë këtu, është anormale”,  u shpreh Anxhela, studente në vitin e gjashtë për mjekësi të përgjithshme.

Mjekët e ardhshëm treguan problematikat e tyre: që nga mungesa e laboratorëve, kushtet e papërshtatshme për të kryer mësimin, pasi nuk është marrë asnjë masë për mësimin online, tarifat e larta që duhet të paguajnë jo vetëm gjatë shkollës, por edhe gjatë specializimit, edhe pse ata punojnë nga 8 orë.

“Ajo që mua më shqetëson së tepërmi, është mungesa e praktikave në mjekësi. Pra, jemi bërë si mjekë teorik, në vend që të jemi mjekë praktik. Sepse praktika është ajo që i duhet nesër dhe pacientit por edhe ne në profesionin tonë. Për të siguruar një jetesë të mirë, qoftë edhe për të plotësuar nevojat bazë, duhet të dish të punosh. Si do të dimë ne nesër të punojmë në qoftë se vazhdojmë me teori edhe me libra. Madje me literaturë që nuk është komplet në shërbimin tonë dhe nuk është komplet e saktë”, – thotë Dea, studente e vitit të tretë në mjeksi.

Një shqetësim tjetër është edhe pamundësia për të zhvilluar praktikën e studentëve të stomatologjisë, të cilët nuk pranohen në klinikat private.

“Një nga problematikat kryesore të fakultetit tonë, është se fakulteti pjesën më të madhe të praktikave ia lë përgjegjësi klinikave private, ndërkohë që klinikat private e kanë të ndaluar marrjen e studentëve praktikantë, për shkak të kontrolleve tatimore dhe në fund të fundit askush nuk mban përgjegjësi. Dhe i gjithë mundi apo investimet tona janë të shkuara dëm”, – thotë Rexhina, studente në fakultetin e stomatologjisë.

Duke dëgjuar problematikat e panumërta të studentëve, Basha tha se shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme. Edi Rama ua ka dhuruar buxhetin e shëndetësisë oligarkëve rreth tij.

Kreu i opozitës, iu tha mjekëve të ardhshëm se qeveria e re do ta ndryshojë këtë situatë dhe do bëjë gjithçka që të rinjtë dhe mjekët mos të ikin, por të qëndrojnë e të punojnë me dinjitet e të vlerësuar në vendin e tyre.

“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.

Si ta ndalim këtë?

Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.

7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim.

Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.

Tags: albanewsinfermierelulzim bashamjekerritje te pagavesistemi shendetesor
Previous Post

Rama: Minishengeni Ballkanik është rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën

Next Post

Soreca: Gjykata Kushtetuese tani është funksionale

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Soreca: Gjykata Kushtetuese tani është funksionale

Soreca: Gjykata Kushtetuese tani është funksionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.