Pandemia e koronavirusit i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Për shkak të COVID-19 ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco, me profesion neuropsikiatër.
Baco ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID 2 në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk fitoi betejën me pandeminë.
Po kush ishte Sali Baco? 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005.