Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca iu është bashkuar reagimeve pas emërimit të anëtarit të 7 të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Soreca përgëzoi Metën dhe KED për mbylljen me sukses të procedurës për emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.“Sot Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Znj.Sonila Bejtja si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi vakant. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës”, -shkruan Soreca.