Teksa flitej për ndryshimet në qeveri dy ditë para ndërrimit të viteve, analisti Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer papritur në të qeshura.
Gjithçka ndodhi kur moderatorja Eni Vasili e pyeti lidhur me largimin e Gent Cakajt nga posti i ministrit të Jashtëm. “Më fal, se më kapi e qeshura, nuk po e mbaj dot,” tha Gjekmarkaj.
“Po pse qesh, me Cakajn?”, pyeti moderatorja.
“Po sigurisht me Cakajn, më vjen për të qeshur me të. Ishte një personazh për të qeshur, nuk kishte pikë rëndësie në atë post. Kujtoj Ditmir Bushatin, ishte i denjë sepse asgjë nuk ekzistonte kundër tij, po megjithatë edhe Cakajt kot i bie në qafë se nuk kishte faj ai, fajet i ka Rama”, tha Gjekmarkaj.