Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se kurrë nuk ka lobuar për Kosovën ose Shqipërinë. Gjithashtu ka shtuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do ta njihte pavarësinë e Kosovës nëse Serbia anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Po të kisha lobuar, do të më duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që para disa vitesh kam këshilluar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai ka vendosur që shpërblimi i vetëm, që do ta bindte atë të njohë Kosovën është anëtarësimi i Serbisë në BE, gjë që sigurisht nuk do të jetë e arritshme gjatë mandatit të tij aktual,”-ka thënë ai.
Ndërsa, për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Serwer beson se nuk ka pasur arritje të mëdha këtë vit, por kjo nuk do të thotë se viti është humbur. Sipas vlerësimit të tij, është bërë përparim kur bëhet fjalë për personat e zhdukur, çështjet financiare, madje edhe Asociacionin e Komunave Serbe.