Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar dekretin për t’i ardhur në ndihmë Kroacisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se qeveria e Shqipërisë do të dhurojë 250 mijë euro për të ndihmuar në rindërtimin e Kroacisë, një vendi që njihet si shembulli i rezistencës!
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar në rindërtimin e Petrinjas pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së,” ka shkruar ai.