Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten i dha vlefshmëri emergjente vaksinës së Pfizer-BioNTech, duke hapur rrugën që vendet në mbarë botën të aprovojnë shpejt importin dhe shpërndarjen e saj.
Vendimi “e bën vaksinën e Pfizer/BioNTech të parën që merr vërtetim emergjent nga OBSH që kur shpërthimi (koronavirus i ri) filloi një vit më parë”, tha OBSH në një deklaratë.
Britania nisi vaksinën armerikano-gjermane në 8 dhjetor, me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe vendet e BE-së që ndjekin shembullin.
“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global në vaksinat COVID-19”, tha Mariangela Simao, një zyrtare e lartë e OBSH-së e ngarkuar me sigurimin e aksesit në ilaçe.
“Por unë dua të theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur nevojat e popullatave prioritare kudo”, tha ajo në një deklaratë.
OBSH tha që lista e saj e përdorimit emergjent hap rrugën për rregullatorët në vende të ndryshme për të aprovuar importin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Tha që gjithashtu që i mundëson UNICEF, i cili luan një rol kryesor logjistik në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid dhe Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë për të siguruar vaksinën për vendet që kanë nevojë për të.
OBSH mblodhi ekspertët e vet dhe ata nga e gjithë bota për të rishikuar të dhënat mbi “sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë” e vaksinës Pfizer / BioNTech, duke peshuar përfitimet ndaj rreziqeve.