Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tashmë janë martuar. Sot, aktorja e njohur ka surprizuar publikon, me disa foto të shkrepura në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Çifti i bashkëshortëve nuk ka bërë akoma një ceremoni martesore, por kanë bërë celebrim, në shoqërinë e pak personave. Moderatorja e famshme premton se do ta bëjë edhe dasmën së shpejti, si dhe do të mbajë mbiemrin Frroku.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasëm)”- ka shkruar Rudina krah fotove.
Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto bashkë me të.
Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Me këtë fundit ajo ka treguar se ruan raporte shumë të mira, duke u bërë model për të gjithë prindërit e divorcuar.