TIRANË– Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy motrave që u ekzekutuan më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi ka rrëfyer ditën e sotme para Gjykatës se fillimisht ka qënë në një lidhje me Kristina Bardhin, marrëdhënie kjo që zgjati për 20 vite, e më pas ka nisur ‘romanca’ me Zhanetën.
Ademi ka rrëfyer se ka dhe fëmijë me këtë të fundit, por nuk i ka regjistruar në gjendje civile. Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi.
Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.