• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bujtinat në Valbonë humbasin të gjitha fitimet e sezonit nga mungesa e energjisë elektrike

05/01/2021
in Ekonomi
0
Bujtinat në Valbonë humbasin të gjitha fitimet e sezonit nga mungesa e energjisë elektrike

Kelmendi, i cili prej vitesh administron bujtinn Jezerca në zonën turistike të Valbonës humbi të gjitha fitimet që burojnë nga sezoni i festave dhe turizmi i dëborës prej mungesës së energjisë elektrike.

Miqtë që kishin prenotuar më parë u njoftuan se nuk ofrohet shërbim, teksa dhjetëra turistë rastësorë u kthyen mbrapsht. Në datën tre janar energjia elektrike në zonën e Valbonës mungon prej 10 ditësh. Në kontrast me zymtësinë e bujtinave jashtë pamja është përrallore prej dëborës që prej dy javësh ka mbuluar të gjithë luginën.

Për të shijuar këtë pamje të mrekullueshme qindra turistë po vizitojnë luginën, por hotelet dhe bujtinat nuk janë në punë. Shumica e tyre janë me ngrohje elektrike, por gjithashtu baret dhe restorantet ofrojnë shërbim të kufizuar pasi pajisjet frigoriferike dhe ekspresët nuk punojnë.

Valbona ofron shërbime turistike gjithë vjetore prej bukurive natyrore, ajrit të freskët dhe dëborës në dimër. Këtë vit prej pandemisë bujtinat kanë punuar shumë pak. Turistët nga Europa që mbushën hotelet dhe lëndinat me kampingje këtë vit kanë munguar tërësisht. Vendalinjtë i kanë vizituar vetëm fundjave dhe nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të kompensuar mungesën që krijuan të huajt.

Kelmendi i cili që fëmijë u rrit duke shërbyer në bujtinë shpresonte që humbjet e pandemisë të kompensoheshin disi në sezonin e festave. Turizmi i bardhësisë po tërheq çdo vit e më shumë turistë, por dëbora e këtij viti në vend që të ishte gëzim të bizneset në Valbonë erdhi si mallkim. Linjat e vjetra të energjisë nuk kanë mundur të përballojnë motin e keq, duke lënë vendasit në errësire, mijëra turistë pa shërbim dhe humbje të mëdha për bujtina.

Valbona është shndërruar në një destinacion mjaft popullor për të huajt, por edhe vendasit. Prej kërkesës së lartë bujtina dhe hotele të reja ngrihen ditë përditë. Zona po urbanizohet me shpejtësi teksa tre HEC në pjesën e poshtme të luginës kanë përfunduar. HEC të cilat po cenojnë zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe turizmit nuk kanë mundur të zgjidhin as problemin me energjisë në zonë.

Mungesa e energjisë krijoi humbje po aq sa pandemia. Në anë të rrugës një grup pune nga OSHE-e po punojnë për defektet. Furtuna e në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit e dëmtoi të gjithë rrjetin dhe grupet e punës ende nuk kanë mundur të riparojnë defektet. Banorët thonë se rrjeti i energjisë është që në kohën e diktaturës është shumë i amortizuar dhe i paafatë për të përballuar konsumin që po rritet çdo ditë në zonë. Edhe në ditë normale shumë pajisje nuk punojnë për shkak të voltazhit të ulët.

Vendasit me shumë se për humbjet ndjehen të turpëruar që nuk kanë mundur të presin dot klientët që prej vitesh kalojnë festat e sezonit në Valbona. investimet në shtëpizat e pritjeve kryesisht nga guri e druri i kanë bërë pak e nga pak me fitimet që sigurojnë, por ka qenë e pamundur të mbulojnë boshllëqet që vijnë nga mungesa e infrastrukturës.

Marrë nga Monitor

Tags: humbasin fitimet e sezonitmungese e energjise elektrikesherbime turistikevalbone
Previous Post

Të pasurit e Shqipërisë çojnë 8% të buxhetit të tyre në udhëtime

Next Post

Biden-Trump, fushatë për kandidatët në zgjedhjet kritike të Xhorxhias

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
TRUMP SHPËRTHEN NË AKUZA: PO GRABITEN VOTAT… BIDEN I KUNDËRPËRGJIGJET: JEMI NË RRUGËN E DUHUR

Biden-Trump, fushatë për kandidatët në zgjedhjet kritike të Xhorxhias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.