Kosovë- Dhjetëra persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi ditën e djeshme në një restorant në Ferizaj. Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu, ka dhënë informacioni në lidhje me gjendjen e personave që ndodhen në spital. Sipas tij, 5 nga pacientët janë në mjekim intensiv, ndërsa një paciente në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. Baftiu ka treguar se pacientët janë midis moshës 20 deri në 45 vjeç.
“6 pacientë janë të shtruar në mjekimin intensiv qendror ndërsa një në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. Sot gjendja e tyre është më e mirë, por që komplikimet mund të ndodhin pas ditës së pestë. Pacientët janë në respiratorë. Një nga pacientët G.S është në gjendje më të rëndë se të tjerët pasi që ka 50 për qind djegie”, ka thënë ai.