Një tjetër tërmet është regjistruar në Kroaci. Tërmeti u ndje rreth orës 18:00 në zonën e Kroacisë qendrore dhe zgjati rreth dhjetë sekonda, bëjnë me dije autoritetet.
EMSC raportoi se tërmeti ishte me madhësi 5.3 në shkallën Rihter. Sipas të dhënave të para, epiqendra ishte rreth 45 kilometra në juglindje të Zagrebit, në zonën e Petrinjës.
Disa ditë me pare nje tjeter termet me magnitude me shume 6.4 balle tronditi Kroacine, duke shkaktuar shume deme materiale, po ashtu pati edhe disa viktima mes tyre edhe femije.