Kosovë- Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mbajtur zgjedhjet më 14 shkurt.
Ai garanton se qeveria e re e tij do të jetë shërbim i mirë sepse qytetari është mbreti i republikës. Nga ana tjetër bazuar tek koincidenca e datës, Kurti thotë se 14 shkurtin e Shën Valentonit Vetëvendosja do e bëjë kremte të demokracisë.
STATUSI NGA ALBIN KURTI
Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.
Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.
Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.
Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.