Kosovë- Reshjet masive shiu kanë përfshirë Kosovën, ku dhe kanë sjell përmbytje. Në disa foto publikuar në media, shfaqet gjendja në Gjakovë, ku reshjet kanë përmbytur veturat dhe shtëpitë.
Përfaqësues të komunës kanë njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.
Policia Rajonale e Gjakovës ka njoftuar se kanë pasur nevojë edhe për evakuim, disa rrugë janë të mbyllura ndërsa numri i shtëpive të përmbytura është mjaft i lartë.